“Homecoming”, Florian Marku dhe boksierët e tjerë gati, detajet e eventit dhe biletat

Florian Marku kundër Miguel Parra Ramirez do të jetë dueli kryesor i “Homecoming”, që zhvillohet të enjten më 25 gusht në “Air Albania”, duke nisur nga ora 16:00. Boksieri shqiptar do kërkojë rripin e dytë, të titullit vakant WBC Silver për peshat e lehta.

Në ring do të zbresin edhe të tjerë boksierë shqiptarë dhe më poshtë ju sjellim edhe listën e dueleve që do të zhvillohen në “Homecoming”.

Florian Marku vs. Miguel Parra Ramirez; për titullin vakant

WBC silver, peshat e lehta

Amarildo Vraja  vs.  Borislav Velev; peshat super të lehta

Patrizio Santini  vs.  Daniel Ibarguen; peshat super të lehta

Leandro Xhelili  vs.  Victor Lucas; peshat e lehta

Muhamet Qamili  vs.  Yin Caicedo; Peshat pupël

  1. Dredhaj vs. A. Petrovic; peshat mesatare

Spiridhon Ymeri  vs.  Dmytro Bereznii; peshat e lehta

Matteo Celo  vs.  Radoslav Mitev; peshat mesatare

Marinela Cani  vs.  Gulay Bozdogan; peshat e lehta

Gelian Rojku  vs.  Sinan Gungor; peshat e rënda

Ditën e nesërme, në sheshin “Skënderbej” prej orës 11:00 do të bëhet edhe peshimi zyrtari i boksierëve, në prag të eventit të së enjtes.

Ndërkohë biletat për duelin e Markut kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK. Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar.