Bojkotoi Ivanovin, VMRO e quan Taravarin nacionalist të tërbuar
VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje ministrit të shëndetësisë Arben Taravarit, të mos hidhet shumë, të biejë në tokë, dhe të mos bëhet kokë lart.

Këto thirrje të VMRO-së vinë si reagim pasi dje, ministri i ri i Shëndetësisë, bojkotoi presidentin Gjorge Ivanov.

“Duke u bazuar në biografinë profesionale, sapo menduam se Arben Taravari do të jetë një ministër solid i cili do ta shikojë punën ministrore dhe atë profesionale, ne veç më po shohim një nacionalist të tërbuar i cili mezi pret që të hyjë në konflikt për çështje nacionale, etnike apo partiake. E porosisim të mos bëhet kryelartë, të mos hidhet, por të vetëdijesohet, që të mos vijë koha që ta lusë VMRO-DPMNE-në për diçka”, e porositën sot nga VMRO-DPMNE-ja ministrin e ri të shëndetësisë nga radhët e “Aleanca për Shqiptarët” njofton tv21.tv

Taravari dje e quajti Ivanovin ushtar të VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori