Ohri në ankth, ja si dolën qytetarët në rrugë të tmerruar nga tërmeti (VIDEO)

Lëkundjet e tërmetit të fundit që goditi Ohrin kanë tmerruar anoret të cilët kanë dalë jashtë nga frika e përsëritjes.

Epiqendra e tij ka qenë 10 kilometra në lindje të Ohrit në afërsi të fshatit Kosel, në thellësi prej më pak se 10 kilometrash dhe për këtë arsye lëkundja ka qenë e fuqishme.

Qytetarët kanë paraqitur disa dëme materiale, por tani për tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Shumë qytetarë të Ohrit kanë dalë nëpër rrugët e Ohrit dhe kanë refuzuar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori