Ohër, dita e dytë e forumit të ministrave
Ministrat e vendeve të Ballkanit dhe të Europës, kanë hyrë në ditën e dytë të takimit ministerial në Ohër të Maqedonisë.Dita e sotme do t`u dedikohet temave nga sfera e drejtësisë siç janë pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë, bashkëpunimi juridik në konteste penale dhe qytetare, si dhe avancimi i bashkëpunimit me EUROJUST-in.

Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur sesione kushtuar liberalizimit të vizave, çështjeve emigruese, menaxhimit të kufijve dhe avancimit të bashkëpunimit me FRONTEX-in, luftës kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit me EUROPOL-in, si dhe luftës kundër korrupsionit.

Forumi do të përfundojë me prezantimin e prioriteteve në sferën e punëve të brendshme dhe të drejtësisë gjatë presidencës së ardhshme daneze dhe qipriote me BE-në.

Forumi Ministerial BE-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, i organizuar nga presidenca polake e BE-së në Ohër të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori