Ohër, 500 tërmete vetëm brenda 10 ditëve
Disa qindra tërmete për vetëm disa ditë i lëkundën banorët e Ohrit dhe Strugës.

Të martën sërish u dridh toka, në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht në orën 01:52 minuta.

Disa ishin me intensitet më të dobët , e disa më të fortë.

Sizmologët shprehen se numri më i madh i tërmeteve ka qenë i dobët, por kanë qenë me një numër jashtëzakonisht të madh.

Vargu i tërmeteve në rajonin e Ohrit dhe Strugës filloi para 10 ditëve, përkatësisht më 18 qershor me një lëkundje prej 4.1 ballëve sipas Rihterit.

Më pas vijuan edhe tërmete të tjera prej 3.6 deri në 3.9 ballë.

Tërmeti më i fuqishëm i evidentuar në rajonin e Ohrit dhe Strugës ka ndodhur në vitin 1527 dhe ka pasur fuqi prej madje 6 ballë sipas shkallës së Rihterit. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 08:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori