OEM: Masat janë politike, jo ekonomike
Oda Ekonomike e Maqedonisë shprehet se masat që ka ndërmarrë Kosova nuk janë ekonomike, por politike. Sipas Libica Nuri nga OEM-ja, masat tregtare sillen në kuadër të rregulloreve, ndërsa masa në fjalë është jashtë çdo rregulloreje.

Madje është kundër marrëveshjes së CEFTA-së dhe është një masë bilaterale nga Republika e Kosovës ndaj Republikës së Maqedonisë, njofton Alsat-M.

“Masa nuk është tregtare, por politike. Masat tregtare sillen në kuadër të rregulloreve, dhe kjo masë është jashtë çdo rregulloreje. Është evidente se nuk bëhet fjalë për masë që është në kuadër të marrëveshjes CEFTA, por është masë bilaterale nga Republika e Kosovës ndaj Republikës së Maqedonisë, për dallim nga masa jonë që ishte në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Masa nuk është paraqitur as në sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel, me çka konfirmohet si masë bilaterale e Kosovës ndaj Maqedonisë”, deklaroi Lubica Nuri, OEM. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori