ODIHR: Po ndjekim procesin zgjedhor, fushatën dhe mediat
Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut i Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) pranë OSBE-së, një ditë pas zgjedhjeve më 16 korrik do të dalë me rezultate dhe konkludime preliminare lidhur me procesin zgjedhor, ndërsa raportin përfundimtar do ta publikojë rreth shtatë javë pas ditëszgjedhjeve, me konkludime dhe rekomandime potenciale, tha Laima Andrikiene – shefe e Misionit special të ODIHR në vend.

“Misionet vëzhguese të ODIHR-së janë të përkushtuar në parimin e përzierjes dhe prandaj nuk japim vlerësim para ditëszgjedhjeve, por më 16 korrik do të japim deklaratë për rezultatet preliminare dhe konkludime lidhur me procesin zgjedhor. Ditën e njëjtë do të mbajmë konferencë për shtyp në të cilën do t’i prezantojmë këto rezultate. Raporti ynë përfundimtar do të publikohet rreth tetë javë pas ditëszgjedhjeve, me konkludime dhe rekomandime potenciale”, theksoi Andrikiene shkruan MIA.

Ajo sqaron se Misioni me kujdes dhe thellë i ndjekë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipi bazë përbëhet nga nëntë anëtarë nga nëntë vendeve anëtare të OSBE-së. Për formatin vijues të Misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve, të sistemuar në Maqedoninë e Veriut, kanë akredituar 26 vëzhgues, në të cilët përkasin ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për mbështetje.

Analistët e tyre përfshijnë tema të cilat përfshijnë: administratë zgjedhore, regjistrim të votuesve, fushatë politike dhe financim të fushatave, mbulim mediatik të zgjedhjeve, ankesa dhe mekanizma për zgjidhjen e kontesteve dhe kornizë të plotë juridike për procesin zgjedhor. Misioni, thekson Andrikiene, përfshin edhe monitorim gjithëpërfshirës të mediumeve gjatë periudhës së fushatës, që do të kontribuojë për vlerësimin e fushatës.

Aktivitetet për vëzhgim do të përshtaten në kushte të pandemisë me KOVID.

“Të gjithë ne jetojmë dhe punojmë në këtë vend në një mjedis të njëjtë, në aktivitetet tona për vëzhgim ndikon edhe pandemia dhe misioni ynë duhet të përshtatet në situatën momentale. Misioni ynë duhet t’i kufizojë udhëtimet tona në minimum me qëllim që ta minimizojmë shtypjet tona epidemiologjike në këtë vend. udhëtimet tona gjatë ditëszgjedhjeve të kufizohen dhe pasi që ne u japim prioritet sigurisë së vëzhguesve dhe qytetarëve të vendit nikoqir”, thekson Andrikiene.

Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve e filloi punën e vet në Shkup më 22 qershor, para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, ndërsa do të jetë e sistemuar deri më 23 korrik.
Shtuar më 14/07/2020, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori