OBRM-PDUKM: Zaevit nuk i intereson drejtësia
Nga OBRM-PDUKM-ja, referuar dokumenteve të publikuara kohë më parë të CIA-s, kanë thënë se Zoran Zaevit nuk i intereson drejtësia.

"Mijëra dokumente të shërbimit zbulues amerikan në lidhje me Ballkanin të cilat u paraqitën këto ditë e konfirmojnë involvimin e LSDM-së dhe funksionarëve të saj të lartë në kontrabandimin ilegal drejt Serbisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Pushteti i atëhershëm i LSDM-së ka marrë ryshfet për shkelje të embargos drejt Serbisë", thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së në të cilën përmenden edhe emrat edhe aktivitetet e funksionarëve të LSDM-së.

OBRM-PDUKM, vlerëson se Zoran Zaev u rrethua me njerëz të karakterit të tij, sepse atij nuk i intereson drejtësia, por si të shmanget ajo. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori