OBRM-PDUKM: Politika e gabuar e Filipçes e çoi Maqedoninë në krye të listës me infektime dhe vdekje
OBRM-PDUKM reaguan ndaj intervistës së ministrit Filipçe duke thënë se “Venko Filipçe për çdo ditë po e dëshmon se është ministri i vdekjes dhe infektimit”.

“Para fillimit të çerdheve kishte probleme, pas fillimit të punës për çdo ditë kemi fëmijë dhe personel të infektuar në çerdhe. Viti arsimor i befasoi, e anuluan më 1 tetor dhe sërish probleme. Filipçe nuk ka përgatitur asnjë protokoll”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, politikat e gabuara të Filipçe e kanë bërë Maqedoninë birë të zezë në rajon dhe Evropë.

“Politikat e gabuara të Filipçes e çuan Maqedoninë në krye të listës me infektime dhe vdekje të reja. Tani pas gjashtë muajve bën analiza, ndërsa paaftësinë e tij e bart te qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Shtuar më 01/10/2020, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori