A keni frikë nga SPAK pas thirrjes së PS? Berisha: S’i druhem asgjëje në tokë

Nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë, i pyetur nëse ka frikë nga SPAK pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama për ta hetuar, ish-kryeministri Sali Berisha i prerë tha se nuk i druhet asgjëje në tokë. Ish-kryeministri tha se ka kod të pathyeshëm.

“Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe ky është pansiri i Sali Berishës”, tha ai.

Berisha gjithashtu u shpreh se ai që duhet të ketë frikë nga drejtësia është Basha, sepse është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare dhe jo ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se siç ka thënë që në fillim Basha është peng  i Ramës dhe ky i fundit i ka mbyllur edhe dosjen që ai kishte në SPAK.

“Duhet që të ruani sensin e investigimit dhe interesin më të mirë të profesioni tuaj për të mos përmendur pastaj dosjen e Toyota Auris. Nëse ka një njeri që për afera konkrete duhet që të pyetet pas Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha. Unë e kam deklaruar me kohë që ai është peng i Ramës.

Unë nuk thash se nuk ka vizë, por është tjetër gjë dosja përvëluese, ju pse nuk investigoni vetë dhe duhet që të merrni listën e dorëzuar në prokurori. Mua më kanë rrëfyer me dhjetëra qytetarë që kanë gënjyer se u është kërkuar. Prokuroria i disponon të gjithë faktet, por ditën e enjtje pas emisionit Opinion, ku Rama desh ja mbathi kur i doli çështja e inceneratorëve në led dhe më pas deklaroi se i ka mbyllur dosjen ruse, dhe mua më vjen keq që në atë kohë unë e mohoja por sipas Ramës dhe disa të dhënave të tjera del se është e tillë, pasi sipas hetimeve nuk rezulto që asnjë të ketë dhënë para. Tani që ka dhënë dorëheqjen është anëtar i grupit parlamentar, ka procesin me drejtësinë belge nëse nuk do të ndërhyjë ndonjë drejtësi tjetër, pasi akuzat janë ndërkombëtare.

Dosjen nuk e mbylli SPAK por Edi Rama, Rama e pohoi se SPAK është i partisë, ato e mbyllin ti kërkon që unë të kërkoj hapjen”, është shprehur Berisha.


Shtuar 14.04.2022 13:47