Obama të mbështesë Maqedoninë
Koalicioni për Evropën Juglindore-SEEC, kërkon që presidenti i SHBA-ve Barack Obama të tregojë vetitë e tij prej lideri kur të vijë çështja te zgjerimi i NATO-s në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Chicago, duke i promovuar edhe aspiratat e vendeve kandidate në bazë të të arriturave të tyre, me ftesë për anëtarësim deri te Maqedonia dhe Mali i Zi, shkruan Zhurnal.

Diaspora e vendeverajonit si Maqedonia, Bullgaria, Mali i ZI, Serbia, Turqia janë bashkuar me qëllim që t’i bashkojnë qëndrimet e tyre për integrimin e vendeve të tyre në BE dhe NATO.Në letrën që e kanë dërguar kjo lidhje e diasporës, thuhet se Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, janë të vendosura për tu bërë anëtare të NATO-s.

"Lidershipi amerikan për këto çështje do ta avancojë zonën e sigurisë së demokracisë të EJL-së që do të ndihmojë që të përforcohet stabiliteti rajonal dhe përparimi i këtyre shteteve. Ky lidership do të dërgojë sinjal të fortë deri te të gjitha vendet tjera të rajonit se dyert e NATO-s mbeten të hapura edhe për ata, menjëherë pasi t’i plotësojnë kriteret e nevojshme", thuhet mes tjerash në letrën e SEEC. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori