Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Obama-Ivanovit: Amerika e mbështet Maqedoninë në NATO
Pëlqej
Presidenti Gjorgje Ivanov ka marrë pjesë dje në pritjen të cilën presidenti amerikan Barak Obama e organizoi në Nju-Jork për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ivanovi, pas takimit me Obamën deklaroi se ky i fundit i ka thënë se Maqedonia e ka mbështetjen e SHBA-së për në NATO.

"Pritjen të cilën tradicionalisht e mban presidenti amerikan për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është mundësi për takim me shumë miq të cilët i kemi në vendet-anëtare të KB-së, si dhe mundësi për takime të shkurtëra me presidentin Obama. Kështu që e shfrytëzova edhe këtë rast të pritjes për një bisedë të shkurtër me Obamën, duke kërkuar nga ai mbështetje dhe ndihmë, para së gjithash për anëtarësimin e Republikës së Maqedoisë në NATO. Përgjigja e tij ishte se Amerika edhe në të ardhmen vazhdon me mbështetjen dhe ndihmën që e jep për Maqedoninë dhe e kemi ndihmën e tyre dhe për ceshtjen që për ne është më urgjente - anëtarësimi në NATO", deklaroi Ivanov pas Samitit.

Ky është takimi i parë i Ivanovit me Obamën pas samitit të NATO-s,ku Greqia sërish e blloki Maqedoninë për pranim në aleancën ushtarake.

Maqedonia dhe Mali i Zi priten që të dyja të jenë anëtare të ardhshme të NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori