“O vdekje o liri”- grafite nxitëse në Ohër
Grafite provokative me përmbajtje nxitëse për luftë sot janë regjistruar në qytetin e Ohrit.

Grafitet e shkruara “O vdekje o liri”, dhe grafite tjera nxitëse e të pahijshme kanë zbardhur në mëngjesin e sotëm në disa tabela treguese në disa lokacione në Ohër. Ato janë vërejtur në lokacionin e shëtitores nga “Porta e sipërme” e deri tek “Koshishta”informon agjencia e lajmeve Ina.

Kalimtarët e rastit kanë komentuar se me vandalizma të këtilla të individëve apo grupeve, mbeten mbresat negative tek turistët të cilët çdo ditë kalojnë nëpër këtë shëtitore të këtij qyteti turistik dhe të UNESCO-së
Shtuar më 15/03/2012, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori