Nxënësit shqiptarë, faktor dominues në shkolla
Maqedonia në vitet e fundit po përjeton një ulje drastike të numrit të nxënësve që nuk frekuentojnë arsimin fillor.
Pavarësisht fushatave të shumta të ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për përfshirjen e të rinjve në arsim, numri i nxënësve që u regjistruan për herë të parë në klasën e parë në shkollat fillore në Maqedonisë në këtë vit tër i shkollor është më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Në vitin shkollor 2012-2013, rreth 200 mijë nxënës ndjekin mësimin në shkollat fillore në Maqedoni, prej të cilëve këtë vit janë regjistruar 20,700 nxënës të klasave të para, 780 më pak krahasuar me vitin paraardhës, ku ishin regjistruar 21,480 nxënës, njofton INA.


Sipas të dhënave statistikore në 10 vitet e fundit në shkollat e vendit numri i nxënësve është ulur me 40 mijë.

Fenomeni i uljes së nxënësve më shumë ndodhë në shkollat maqedonase, ndërsa nxënësit shqiptarë po bëhen dominues në shkolla.

Përqindja e tyre sa vjen e rritet çdo vit, si në arsimin e mesëm ashtu, edhe atë fillor, ku pjesëmarrja e tyre arrin në mbi 35 %. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori