Nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme “Maria Kiri Sklodovska” kanë vazhduar
bojkotin e mësimit.
Këshilli i Prindërve ka listuar disa kërkesa, mes të cilave edhe mësimi i gjuhës shqipe dhe ia kanë dorëzuar ata drejtorisë, shkruan Lajmipress.
“Kërkojmë nga shkolla dhe organet kompetente të japin kontribut për realizimin e kërkesave tona elementare të cilat janë nën kompetencë të shkollës. Gjersa të mos gjendet një zgjidhje afatgjate, nxënësit do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin”, theksoi Bejtulla Islami nga Këshilli i Prindërve.
Nxënësit shqiptarë shprehen se e kanë të vështirë të mësojnë në gjuhën maqedonase.
Ata kanë paralajmëruar se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të vazhdojnë
bojkotin. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014,
ora 10:51