Nxënësit po braktisin shkollën nga varfëria
Pëlqej
Numri i nxënësve në të gjithë territorin e Republikës sa vjen dhe po bie.

Vetëm në 6 vitet e fundit, ka rënë në 27 mijë numri i nxënësve.

Kjo është e dhënë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kjo ulje dratike e numrit të nxënësve, që më së shumti vjen nga fakti se është rritur varfëria dhe shumë familje kanë ikur nga Maqedonia, ka sjellë edhe përplasje politike mes VMRO-së së Gruevskit dhe LSDM-së së Zaevit.

LSDM e akuzon Gruevskin dhe partinë e tij se nuk ka bërë asgjë për rritjen e mirëqënies në vend.

Në shumë shkolla të fshatareve të thellë të vendit kanë mbetur shumë pak nxënës dhe përtej përplasjes mes partive, gjendja është e rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori