Lufta në Ukrainë, hyn në fuqi armëpushimi 36 orësh i shpallur nga Putin

Armëpushimi 36-orësh i shpallur dje nga Vladimir Putin ka hyrë në fuqi, sipas televizionit shtetëror rus.

Rusia tha se do të respektojë armëpushimin sot dhe nesër sepse është koha kur festohen Krishtlindjet Ortodokse.

Por njoftimi është pritur me skepticizëm nga zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë, të cilët thonë se Rusia ka një motiv të fshehtë.

Ukraina ka refuzuar t’i bashkohet armëpushimit dhe tha se ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet e Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Putin “po përpiqej të gjente pak oksigjen” duke i lejuar trupat e tij të pushonin, ndërsa Instituti për Studimin e Luftës vlerësoi se Rusia po përpiqej të “dëmtonte reputacionin e Ukrainës”./albeu.com


Shtuar 6.01.2023 10:43