Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë para Qeverisë (FOTO)

Para Kuvendit të janë mbledhur qindra nxënës të shkollavemesme në Shkup për të protestuar për kthimin e modelit të vjetër të Maturës Shtetërore dhe heqjen e testimit ekstern.

Marshi vazhdoi para Qeverisë, ndërsa do të përfundojë para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ditën e djeshme Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Unionin e gjimnazistëve ka arritur marrëveshje që matematika të mos jetë pjesë e maturës shtetërore.

Por nga Plenumi i gjimnazistëve nuk pajtohen me këtë marrëveshje pasi ato kanë kërkuar kthimin e modelit të vjetër të maturës shtetërore dhe heqjen e testimit ekstern. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori