Nxënësit e shkollave të mesme nesër marshojnë në Tetovë
Nxënësit së bashku me mësuesit dhe arsimtarët do të shprehin pakënaqësinë e tyre për reformat e këqija në nga testimi ekstrën dhe ndryshimet në maturën shtetërore, duke marshuar ditën e nesërme në Tetovë.

Nga Plenumi thonë se ky marsh është mbikombëtar, mbinacional, mbireligjioz, jopartiak, ndaj apelojnë që të marshi të jetë i qete, pa shprehje urrejtjeje, dhune dhe simbole nacionale dhe partiake.

Vendi i mbledhjes është Pallati i Kulturës, në ora 12:15. Nxënësit do të marshonë nëpër bulevardin Marshall Tito, përmes Rrugës Jane Sandanski, nëpër Ilindenska, deri tek Universiteti i Punëtorëve, ku gjenden zyrat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Byroja për Zhvillim te Arsimit (BZHA) dhe Inspektorati Arsimore.

“Për herë të dytë t’i themi “JO” reformave të këqija në arsim, të cilat nga ne bënë minj eksperimentues. “Kemi qëndrim, nuk kemi frike!”, thonë nga Plenumi. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori