Nxënësit e kolegjit "Jahja Kemal", më të suksesshëm në ekspozitën e inovacioneve
Edhe një tregim i suksesshëm. 31 nxënës të ShMP “Jahja Kemal” kanë marrë pjesë në garat e Euroinvent-2019 me gjithsej 18 projekte.

Në garën më të madhe për inovacion në Evropën Juglindore e organizuar në Pallatin e Kulturës në Jasi, të Romanisë Euroinvent-2019 e promovoi kreativitetin ndërkombëtar në kontekstin evropian, duke i treguar përfitimet nga shkollat e dedikuara të arsimit të lartë dhe hulumtimet akademike, si dhe nga hulumtuesit individual.

Në këtë ngjarje u prezantuan më shumë se 400 inovacione nga më shumë se 30 shtete. Nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” nga atje u kthyen me 9 medalje të arta dhe 9 të argjend./Zhurnal.mk
Shtuar më 19/06/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori