Gripi, kur përbën një urgjencë mjekësore?

Gripi është një infeksion i hundës, fytit dhe mushkërive, të cilat janë pjesë e sistemit të frymëmarrjes.

Për shumicën e njerëzve gripi kalon vetë, por ndonjëherë, gripi dhe komplikimet e tij mund të jenë vdekjeprurës.

Personat me rrezik më të lartë të zhvillimit të komplikimeve të gripit përfshijnë:

– Fëmijët e vegjël nën 2 vjeç

– Moshat mbi 65 vjeç

– Gratë shtatzëna ose që planifikojnë të mbeten shtatzënë gjatë sezonit të virozave

– Personat me sistem imunitar të dobësuar

– Personat që kanë sëmundje kronike, si astma, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë dhe diabeti

– Personat me një indeks të masës trupore (BMI) prej 40 ose më të lartë

Simptomat

Simptomat e zakonshme të gripit përfshijnë:

– Ethe

– Dhimbje të muskujve

– Të dridhura dhe djersitje

– Dhimbje koke

– Kollë e thatë, e vazhdueshme

– Frymëmarrje e shkurtër

– Lodhje dhe dobësi

– Rrjedhje ose hundë të zëna

– Dhimbje të fytit

– Dhimbje në sy

– Të vjella dhe diarre, por kjo është më e zakonshme te fëmijët sesa te të rriturit

Kur duhet të shkoj te mjeku?

Shumica e njerëzve që preken nga gripi mund ta trajtojnë veten në shtëpi dhe shpesh nuk kanë nevojë të shkojnë te mjeku.

Nëse keni simptoma urgjente të gripit, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor. Për të rriturit, simptomat e urgjencës mund të përfshijnë:

– Vështirësi në frymëmarrje ose gulçim

– Dhimbje gjoksi

– Marramendje e vazhdueshme

– Konvulsione

– Përkeqësim i gjendjes shëndetësore

– Dobësi e fortë ose dhimbje muskulore

Simptomat e urgjencës te fëmijët mund të përfshijnë:

– Vështirësi në frymëmarrje

– Lëkura, buzët ose mollëzat e gishtave me ngjyrë të zbehtë, gri ose blu – në varësi të ngjyrës së lëkurës

– Dhimbje gjoksi

– Dehidratim

– Dhimbje të forta të muskujve

– Konvulsione

– Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore