Nxënësit e "Jahja Kemal" nga Panairi i Shkencave të Inxhinierisë Shqiptare kthehen me 4 medalje të arta

Nxënësit nga SHPM " Jahja Kemal " edhe njëherë e prezentuar vendin tonë në shkencë në Panairin Shqiptar të Shkencës dhe Inxhinierisë ASEF (Panairi i Shkencave dhe Inxhinierisë Shqiptare).

Nxënësit në këtë panair morën pjesë në disa kategori:
1. Kontroll hardware
2. Film i shkurtër
3. Matematikë
4. Fizikë

Nga kjo shkollë thonë se nxënësit i kanë bërë shumë krenarë me sukseset e tyre dhe se nxënësit e përgatitur nga "Jahja Kemal" janë të gatshëm për hapin e ardhshëm e madh, ta valojnë flamurin tonë në garat shkencore jashtë vendit.

"Nxënësit përsëri na bënë të krenohemi, fituan 4 medalje të artë, 5 të argjendta dhe 4 medalje bronze dhe janë të gatshëm për hapin e ardhshëm që ta valojnë flamurin tonë në garat shkencore ndërkombëtare".
Shtuar më 25/03/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori