Nxënësit e Çairit marrin dëftesa me emrat e heronjve maqedonas
Nxënësit e shkollave të Çairit vazhdojnë të marrin dëftesa, ku shënohen emrat e vjetër të heronjve maqedonas.

Ministri i sapozgjedhur i Arsimit, Abdilaqim Ademi ka premtuar se kjo çështje do të zgjidhet.

“Do të jenë në bazë të ligjit, ashtu siç e parasheh ligji. Çdo vendim në ministri do të jetë mirë i konsultuar, veçanërisht me palët e tanguara dhe në këtë rast do të jetë mirë e konsultuar dhe të kyçur edhe prindërit pra Këshillat mësimore, Këshillat e prindërve, Këshillat arsimore nëpër shkolla por edhe Komuna e Çairit me qëllim që të marrim një vendim përfundimtar i cili do të jetë në të mirën edhe të shkollave në Çair por edhe në të mirën e arsimit në përgjithësi”, tha Ademi.

Dy vite më parë, komuna e Çairit pati miratuar vendimin për emërtim në emra shqip të disa shkollave, "Ismail Qemali", "Imri Elezi", "Jashar Bej Shkupi" dhe "Hasan Prishtina". /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori