Numri i nxënësve, rriten shqiptarët, bien maqedonasit
Pëlqej
Po ulet gjithnjë e më shume numri i nxënësve nëpër klasa përsa i përket arsimit parauniversitar në Maqedoni. Në 4-5 vitet e fundit, numri i nxënësve pëson ulje me nga 5-6 mijë nxënës në vit.

Nëse në shtator të vitit 2010 në shkollat fillore dhe të mesme kishte rreth 295.000 nxënës, një vit më vonë ky numër ka rënë në 289.026, pra 5736 nxënës më pak. Ndërkaq, shtatorin e ardhshëm rënia ishte e barabartë me 6383, pasi vitin shkollor 2012/2013 në shkollat fillore dhe të mesme të vendit kishte 282.637 nxënës, shkruan Koha.

Si në arsimin fillor, ashtu edhe në atë të mesëm, ulje të ndjeshme kanë nxënësit e etnisë maqedonase.

Krejt ndryshe ndodh me nxënësit shqiptarë, të cilët vetëm "shtohen" nga viti në vit. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori