Numërohen 70% të votave, ky është rezultati (FOTO LAJM)

Janë numëruar 70% të kutive të votimit në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se ende prin me një rezultat të ngushtë kandidati i qeverisë Pendarovski,shkruan albeu.com.

Sipas rezultatit endarovski vijon të jetë i pari me 42.65 % të votave por jo të mjaftueshme për t'uzgjedhur këtë raund president. Ndërsa kandidatja e opozitës Davkova ka 41.33 % të votave dhe kandidati shqiptar Reka 11.83 % ose 57.535 vota.

Shefi i shtabit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet kanë qenë të realizuara në mënyrë demokratike dhe kanë qenë fer.

Kiracosvski tha se LSDM, partia e kryeministrit të vendit, Zoran Zaev, pret që në rezultatet e para jozyrtare të shpallet fitues Stevo Pendarovski.

“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Patëm zgjedhje skandinave. I uroj të gjithë qytetarët. Të drejtën e tyre ata e realizuan pa pengesa dhe në mënyrë demokratike. Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje, fer të rregullta dhe të qeta”, tha ai.
Shtuar më 21/04/2019, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori