Numër rekord punësimesh në Gjykatën Themelore të Maqedonisë
Sipas raportit, në Gjykatën Themelore, ka patur një numër rekord punësimesh të administratorëve në lidhje me gjykatat tjera në Maqedoni.

“Vitin e kaluar në gjyqësor janë realizuar 223 punësime në baza të ndryshme, nga të cilët madje 74 janë punësuar si zyrtarë në Gjykatën Themelore Shkupi 1”, thuhet në raportin vjetor të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2015, të dorëzuar në Kuvend.

Por, për llogari të punësimeve të reja në administratën gjyqësore, është kursyer nga rrogat e zyrtarëve paraprak të punësuar, por edhe të gjykatësve. /albeu.com/


Shtuar më 22/07/2016, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori