“Shplodhja ime”, teze Luana ndan momentet e ëmbla me vogëlushen e Marinës dhe Getoarit (VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Luana Vjollca ka ndarë një video shumë të ëmbël në Instatory. Ajo shihet shumë e lumtur, teksa mban në krahë mbesën e saj, Marget.

“Shplodhja ime, mbesa ime, Marget”, ka shkruar Luana përmbi videon, në të cilën dëgjohet që vogëlushja bëlbëzon.

Theksojmë që Marget është ende “e panjohur” për publikun, pasi prindërit e saj, Marina dhe Getoari, kanë zgjedhur që portretin e vogëlushes ta mbajnë larg vëmendjes mediatike. Çifti i famshëm kanë postuar vazhdimisht foto me të bijën, por janë munduar që ta ruajnë diskrete, ndoshta derisa të rritet edhe pak. Ndërkohë, kurioziteti i publikut është shumë i madh.