Nuk respektuan masat e qeverise, ndalohen 46 shtetas
Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së, është evidentuar se në gjithë shtetit 77 persona kanë shkelur orën policore, me çrrastë janë arrestuar 46 prej tyre, të tjerëve u janë marr të dhënat dhe pasojnë masa adekuate.

Siç njoftoi MPB-ja, natës së kaluar 219 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 84 kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim, me çrrastë nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës së izolimit dhe vetizolimit.
Shtuar më 18/04/2020, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori