“Kemi marrë nga 7 mijë euro në dasma”,sherr mes këngëtarëve shqiptarë (FOOT LAJM)

Një përplasje virtuale ka ndodhur mes këngëtarit Shkëlzen Jetishit-Xenit dhe Labinot Rexha.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë në ABC e Mëngjesit kishte pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina lidhet me krizën financiare që e shkaktoi pandemia.

Pas kësaj deklarate, Shkëlzen Jetishi në një reagim për mediat vendase u shpreh se arsyeja e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën ‘tallavaxhii’.

Nuk mungoi edhe këtë herë reagimi i Labinot Rexhës, i cili e akuzon Xenin për vjedhje të këngëve, ndërsa thotë se kanë bërë keq duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.

“Tallavagji si pas jush,
Po pse bre bur mi vjedhe këngë te mia, pasi kokam tallavagji!
Mjaft më, ja kemi kajt nonen ketij popullit me dasma duke i mar ka 5000€ e 7000€ dhe zoti po na denon , mos u mir me mua se une skam kriz,punoj qdo vikend, e nese ke nevoj memi mbajt mend data, hajde te punsoj, ose nese ke nevoj te jap kurs per SoloKendim eja je mirpritur!”, ka shkruar ai.


Shtuar 30.09.2020 16:50