Nuk ndryshon emri i sheshit Maqedonia
Sheshi qendror në Shkup edhe më tej do ta ketë emrin “Maqedonia” dhe nuk do të përfshihet në riemërimin e institucioneve në pajtim me ndryshimet kushtetuese. Nga Qeveria për “Fokus” konfirmuan se emri i shtetit do të mbetet.

“Në pajtim me Marrëveshjen e Prespës sheshi do ta mbajë emrin Maqedonia”, thonë nga Qeveria.

Kjo shpjegohet me argumentin se Greqia nuk ka të drejtë ekskluzive të këtij termi.

Në ndërkohë po mbaron procedura për riemërimin e institucioneve. Në pajtim me Marrëveshjen të gjitha institucionet që financohen nga shteti, duhet të përshtaten në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
Shtuar më 22/03/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori