Nuk ndalet Rama: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen
Kryeministri i vendit Edi Rama, në një intervistë për “Sky News Arabia” ka theksuar edhe njëherë se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen.

“Kam thënë se bashkimi Kosovë - Shqipëri është i pashmangshëm dhe besoj se do të ndodhë në Evropë”, ka thënë Rama.

Ndërsa, Rama nënvizoi se rruga e dytë është që bashkimi të bëhet edhe jashtë rrugës evropiane.

“Edhe rruga tjetër është e mundur, pra bashkimi jashtë Evropës”, tha Rama.

Ndërkaq, Hashim Thaçi për një media kroate tha dy ditë më parë se nuk është e vërtetë se Rama ka folur për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, por se ai është keqkuptuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori