EL CLASICO/ Formacionet e mundshme të super sfidës

Real Madridi pret sonte në “Bernabeu” Barcelonën, në një sfidë kyce për titullin.

Të gjithë sytë do të jenë në kryeqytetin spanjoll sonte në mbrëmje, për El Clasicon e cila mund të jetë vendimtare në vendosjen e fituesit të titullit në Spanjë.

Barcelona është lidere e La Ligës me dy pikë më shumë se rivali nga kryeqyteti spanjoll.

Skuadra e Zinedine Zidane vjen në këtë takim në formë të dobët dhe pas dy humbjeve radhazi, kundër Levantes në fundjavën e kaluar dhe ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Një humbje sonte do të ishte goditje e rëndë për shpresat e Los Blancos për titull në Spanjë.

Ndërkohë, Barcelona i futet këtij takimi duke shpresuar ta vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive së fundmi pikërisht në shtëpinë e rivalit të përbetuar.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Fede Valverde, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema dhe Vinicius.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Junior Firpo, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur, Arturo Vida, Leo Messi dhe Antoine Griezmann.


Shtuar 1.03.2020 07:38