Profesorja universitare, Biljana
Vankovska, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka nxjerr vrer kundër kryeministrave
Zaev dhe Cipras lidhur me nënshkrimin e
marrëveshjes për emrin.
Ajo madje e mallkon kryeministrin
Zaev duke i thënë “uroj t'i thahen duart”.
Vankovska njihet si shumë e afërt me strukturat e VMRO-DPMNE-së. Madje disa media pro opozitare sot kanë publikuar lajmin se profesoresha
Vankovska është në spital sepse është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore nga fakti i nënshkrimit të
marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Shtuar më 18/06/2018,
ora 16:17