Nuk kalon ligji i gjuhëve në Kuvend, mungojnë deputetët
Shumica parlamentare LSDM-BDI sot nuk kanë pasur shumicë për të sjellë Ligjin për Gjuhët, i cili sot ishte në rend dite të vazhdimit të Seancës së 27-të.

Për këtë arsye kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se votimi i propozim Ligjit për Gjuhët do të bëhet të enjten në orën 12:00, raporton Televizioni SHENJA.

Ndërkohë sot, edhe pse seanca ishte e caktuar për në orën 12:00 ajo filloi pak minuta para orës 14:00, ndërsa të gjitha propozim ligjet të cilat ishin në fazën e votimit, u lanë për votim për ditën e enjte në orën 14:00. /albeu.com/


Shtuar më 09/01/2018, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori