Nuk ka vrima të reja vullkanike në Kosel të Ohrit
Nuk ka hapje të reja tek shpella e squfurit në fshatin Kosell, po ashtu nuk del tym nga ndonjëra prej vrimave ekzistuese.

Alsat ishte në këtë vend unik dhe aty nuk kishte asgjë të pazakontë. Banorët lokal që i takuam thanë se dje disa njerëz qëllimisht kanë ndezur një zjarr tek një vrimë.

Ato janë të njëjtat vrima të vogla. E shihni vetë. Nëse do të kishte vrima do kishte kudo,dhe jo vetëm këtu. Kishte edhe më këtej.

Filluan të sjellin dhe, me ekskavator dhe e rrafshuan vendin.

Patjetër duhet diku të dalë ajri jashtë. Dhe kanë djegur goma, regjistruan me telefona dhe i publikuan, dhe te njerëzit u bë panik – tha një banore e Kosellit.

Përndryshe në lindje të Kosellit është epiqendra e numrit më të madh të tërmeteve të ditëve të fundit, prandaj këtu ka dëme në disa shtëpi të fshatit.

Ka pasur tërmete më të vogla, por jo kështu shpesh, një pas një. Kati i epërm ka krisur i tëri. Ka dëme edhe tek të tjerët. Ka oxhaqe të rëna, një ahur po ashtu – u shpreh një tjetër banor.

Shkencërisht shpjeguar, shpella e squfurit Duvalo është një fenomen aktiv post-vullkanik. Nga disa vrima herë pas here del gaz me dioksid karboni dhe hidrogjen-squfur.

Shpella përfaqëson shenjën e fundit të vdekjes së ish aktivitetit vullkanik para të paktën dy milion vjetëve.

Pra, shkencërisht, Duvalo nuk është vullkan, por një çarje nga e cila dalin gazra. Këtu kurrë nuk ka pasur derdhje të lavës në sipërfaqe.
Shtuar më 04/07/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori