Nuk ka të lënduar nga Maqedonia nga tërmetet në Itali
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, ka njoftuar se nuk ka qytetarë të lënduar nga Maqedonia, nga seria e tërmeteve që e goditën mbrëmë Italinë qendrore.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët të interesuar për sigurinë e qytetarëve maqedonas të cilët momentalisht ndodhen në Itali, të drejtohen tek Ambasada e Maqedonisë në Romë ose tek Ministria e Punëve të Jashtme.

Mbi 60 tërmete kanë goditur mbrëmë Italinë qëndrore duke shkaktuar panik dhe mankth tek qytetarët, por fatmirësisht nuk ka të vdekur nga tërmetet, por vetëm të lënduar.

Tërmeti më i fortë që goditi mbrëmë Italinë, ishte 6,1 ballë të shkallës Rihter. /albeu.com/

Shtuar më 27/10/2016, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori