Ishin në makinë, tentohet të vidhet një çift në Korçë (VIDEO)

Tentohet të vidhet një çift teksa ishin në makinë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar. Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targa AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person iu është afruar ndërsa drejtuesi i mjetit, ka dalë e ka vrapuar për t’u larguar ndërsa ka lajmëruar edhe policinë.

Në të njëjtën kohë edhe autori është larguar për t’iu shmangur policisë e cila ka mbërritur ne vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

Sakaq ne komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për këtë ngjarje. Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë zonën e cila gjatë stinës së verës është ndër më të frekuentuarat.


Shtuar 27.06.2021 23:25

Tags: ,