Nuk ka raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, si paraqitet gjendja e pacientëve
Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes (ora 11:00) nuk janë regjistruar raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Mbrëmë janë bërë 22 teste, ndërsa të gjithë kanë qenë negativë.

Numri i të prekurve në vend është 42. Të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe tek asnjëri prej tyre nuk ka përkeqësim.

Gjatë ditës së sotme epidemiologët do të punojnë në lokalizimin e personave, të cilët kanë pasur me pacientët që janë prekur nga virusi.

Në aeroplanët që dje para mbylljes së Aeroportit të Shkupit aterruan, nuk kishte udhëtarë të dyshimtë. Të gjithë ata janë detyruar për vetë-izolim.
Shtuar më 19/03/2020, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori