Nuk ka qumësht kancerogjen në Maqedoni
Agjencia për ushqime dhe veterinari në Shkup ka informuar se nuk ka materierrezikshme në qumështin e kompanive prodhuese kroate “Dukat” dhe “Vindija” që janë të pranishme edhe në tregun e Maqedonisë.

Ekspertët e veterinarisë kanë informuar se në tregun vendor nuk ka qumësht të tillë për të cilët, veterinarët kroat kanë shprehur dyshime se ka rritje të koncentrimit të aflatoksinit M1.

Sipas agjencisë INA, Agjencia për ushqime dhe veterinari ka konstatuar se vetëm tek prodhimi i qumështit “Lagano Jutro” ka pasur prani të kësaj materierrezikshme dhe se është dhënë urdhër për ndalimin e tyre në treg. Kontrollet janë kryer kryesisht tek kompanitë importuese të qumështit nga Kroacia dhe se po vazhdojnë komunikimet me autoritetet veterinare të Kroacisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2013, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori