Lojtarë dhe pjesëtarë të stafit me Covid-19, shtyhet ndeshja e Serie A

Serie A sheh për herë të parë këtë edicion një ndeshje që afektohet nga virusi Covid-19.

Skuadra e Salernitana ka marrë lajmin për dy lojtarë pozitiv me Covid-19, si dhe anëtarë të tjerë të stafit.

Dje bëhej e ditur se udhëtimi drejt ‘Dacia Arena’ të Udinese nuk do t’i lejohej kësaj skuadre, e tashmë është konfirmuar se ndeshja do të shtyhet.

Ndeshja mes Udinese dhe Salernitata planifikohej të luhej sot në orën 18:30 por nuk mund të shkojë sipas planit.

Deri më tani liga më e prekur është Premier League, ndërsa Serie A duket se po shkon në rrugën e njëjtë.


Shtuar 21.12.2021 09:00