Nuk ka paraburgim për Llatasin dhe Peshevskin
Pëlqej
Gjykata e Apelit ka refuzuar paraburgimet e PSP-së për kryeredaktorin e TV “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas dhe ish zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevki.

Gjykata e lartë i konfirmoi vendimet e Penales, e cila vendosi që në vend t’i dërgojë në burg, t’u shqiptojë masa më të lehta – marrje të pasaportës.

Pa pasaporta kanë ngelur edhe vëllezërit e Llatasit, Sërgjan dhe Xvezdan Pavlloviq, por edhe ish ndihmësi i ministrit të MPB-së, Gjoko Popovski.

Gjatë fundjavës, Gjykata e Apelit i ka konfirmuar vendimet për marrjen e pasaportës të gazetares Ivona Talevska, e akuzuar për fshehje të tatimeve dhe të akuzuarve të alfa në MPB, të akuzuarrastin “Tortura”, për burgosjen e Lube Boshkoskit.

Me vendim të Gjykatës së Apelit, pa pasaportë ngelet edhe i punësuari në MPB, Nebojsha Stankoviq, i akuzuarrastin “Thesari”, për prokurim të pajisjes për ndjekje, nëpërmjet ndërmarrjes “Finzi”, e cila ishte në pronësi të pronarit të ndjerë, Kosta Kërpaç, i cili u vra/vetëvra, në mënyrë misterioze. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori