Nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë, pritet eurokomisioneri Hahn
Eurokomisioneri Johannes Hahn, i cili pritet të takohet nesër me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, pritet të jetë një shtysë për formimin e qeverisë.

Pas takimit me udhëheqësinë më të lartë të VMRO-DPMNE-së me abasadoren e OSBE-së Nina Soumalainen, në krye me liderin Nikolla Gruevski, në deklaratën kishte edhe mesazhe kërcënuese në rast se qeveria formohet nga parti të cilat nuk kanë fituar në zgjedhje, gjegjësisht pa VMRO-DPMNE-në.

"Secila parti e cila merr vendimin për formim të qeverisë pa partinë e cila ka fituar më së shumti vota nga populli në zgjedhjet, duhet ta dinë se në të njejtën kohë do të përballen edhe me probleme në të ardhmen, pasi që injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve", kanë thënë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndërkohë, kryetarët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë patur konsultime brendapartiake pas mbledhjes së dy delegacionëve partiake, para dy ditësh, por që nuk kanë patur vendime konkrete.

Nënkryetjarja e BDI-së, Teuta Arifi pas takimit me përfaqësuesit e LSDM-së tha se në tavolinë i kanë shtruar kërkesat e tyre. Nuk dëshiroi të tregojë asgjë më tepër në lidhje me takimin, thjesht tha se kanë patur bisedime konstruktive dhe se fjalën e fundit e ka kryesia.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, deklaroi se nëse LSDM pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare, në të cilën është oficializimi i gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë tjetër për formim të qeverisë.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, tha se pret që vizita e eurokomesarit Hahn, të vërtetojë vullnetin e popullit për ndryshime.

"Nga vizita e Hahn presim që të vërtetohet që Maqedonia, pas zgjdhjeve të 11 dhjetorit, duhet të fitojë një qeveri politike e cila do të zbatojë reformat e nevojshme", tha Shilegov.

Unioni europian pret qeveri me mbështetje të përbashkët në parlament që vendi të mbetet në rrugët euroatlantike, mesazh nga Brukesi që e vërtetoi euroambasadori Samuel Zhbogar.

"Kjo varet nga partitë në parlament të zgjedhin se çfarë koalicion do të formojnë, ne nuk kemi qëndrim për këtë. Ajo që është në interes është koalicion i fuqishëm në sens më të gjerë, që do të thotë edhe qeveria edhe opozita të mbështetin agjendën europiane.

Në këtë kontekst shohin një qeveri të fuqishme e cila do të bëjë shtypje dhe do të punojë në agjendën europiane dhe do të përparojë. Agjendës të këtillë do ti duhet një mbështetje të gjerë, jo vetëm nga partitë e koalicionit qeveritar, por edhe nga opozita", deklaroi Zhbogar.

Vetëm VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për zgjedhje të reja parlamentare, transmeton "Zhurnal". /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori