Nuk ka datë për negociatat, a do të dorëhiqet Zaev?
Kryeministri Zoran Zaev kthehet nga Berlini me një premtim të ri nga kancelarja Angela Merkel. Nuk ka informata nëse kryeministri ka ndërruar qëndrimin se në rast se nuk merret datë për fillimin e negociatave në qershor, ai do ta kthej mandatin për formimin e qeverisë.

“Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura”, këto janë porosit që sipas delegacionit maqedonas i mori sot në Berlin kryeministri Zoran Zaev nga kancelarja Angela Merkel, transmeton Alasat.

Nga qeveria shprehen të kënaqur nga ajo që dëgjuan në takimin me Merkel. Në kumtesën zyrtare nënvizohet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatoj dhe sipas gjitha gjasave do të miratoj fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Mw parw, Zaev kishte deklaruar se nwse nuk hapeshin negociatat ai do tw jepte dorwheqjen nga detyra.
Shtuar më 13/06/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori