Pse liderët e BE-së e anuluan konferencën në minutën e fundit? Rama: Tregojnë çfarë janë

Pas samitit të Bashkimit Europian, liderët evropian kishin planifikuar një konferencë të përbashkët, por që u anulua në momentin e fundit.

Gazetarët ishin të interesuan të dinin arsyen përse u anulua dhe pyetjen ia drejtuan kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Si gazetarë u poshtëruam sot nga liderët e BE-së, duhet të kishim një konferencë të përbashkët me Charles Michel, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen, pse mendoni se e bënë?”, iu drejtua reporterja gjatë konferencës.

“Ishin inteligjentë se nuk mbajtën një konferencë për shtyp, tregojnë atë që janë, njerëz që ndihen keq për atë që po ndodh”, u përgjigj kryeministri Rama.