Nuk është Kosova, Zvicra kërkon arrestimin e diplomatëve turq për rrëmbimin e një biznesmeni
Pëlqej
Autoritetet zvicerjane kanë nxjerrë urdhër ndalimi për dy diplomatë turq, të cilët akuzohen se kishin tentuar të rrëmbenin një biznesmen turk për t'a dërguar me avion charter në Turqi pa dijeninë e autoriteteve lokale.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por tashmë ka shpërthyer si një skandal diplomatik në median zviverjane, të cilët njoftojnë se dy diplomatë, njëri shefi i marrëdhënieve me median dhe tjetri sekretari i dytë kishin tentuar të rrembenin një biznesmen me origjinë turke përmes një operacioni agjenturor.

Ata kishin tentuar rrëmbimin e biznesmenit duke i hedhur lëndë që i shkakton të fikët në mënyrë që më pas t'a hipnin fshehurazi në avion për t'a çuar në Turqi.

Kjo nuk është lejuar dhe ndryshe nga sa ndodhi në Kosovë, diplomatët tashmë janë shpallur të padëshirueshëm duke rrezikuar të arrestohen nëse do të tentojnë të futen në tokën zvicerjane. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2018, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori