Nuk është koha e duhur që Rama ta vizitojë Serbinë
Analisti i çështjeve të Ballkanit, Gabriel Partosh ka folur rreth vizitës së mundshme të Edi Ramës në Serbi.

Partosh ka theksuar se takimi nuk mund të mbahet nën një atmosferë kaq të tensionuar.

"Atmosfera është tepër e tensionuar, edhe për shkak të asaj që ngjau në ndeshjen Serbi - Shqipëri. Duhet fillimisht të pritet një periudhë kohe sa të ulen gjakrat që kryeministri shqiptar të mund të shkojë në Serbi", analizoi Partosh në një prononcim për TCH.

Sipas tij, Rama dhe Vuçiç mund të takohen në një kohë më të largët, ndoshta diku para Vitit të Ri dhe takimi mund të zhvillohet edhe në Tiranë.

Gabriel Partosh nënvizon se 15 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë së këtij shteti, ekzistojnë akoma armiqësi mes dy popujve dhe ndaj duhet edhe pak kohë që vizita të jetë me një logjikë të ftohtë./albeu.com/

Shtuar më 19/10/2014, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori