Protestat e dhunshme në Romë kundër “green pass”, arrestohen dy politikanë

Mbrëmjen e së shtunë në Romë janë zhvilluar protesta të dhunshme kundër “green pass” në vendet e punës. Pas protestave policia ka vënë në pranga themeluesin e lëvizjes së ekstremit të djathtë Forza Nuova,  Roberto Fiore dhe udhëheqësin i kësaj partie në Romë, Giuliano Castellino, shkruan Corriere. Janë arrestuar gjithashtu dhe 10 persona të tjerë.

Kjo masë erdhi nga policia pas trazirave që ndodhën midis Piazza del Popolo dhe zonave të tjera të qendrës, si dhe për sulmin në selinë historike të CGIL.

Hetimet vijojnë për të përcatuar përgjegjësit e tjerë. Tashmë janë sekuestruar kamerat e zonës përreth si dhe materiale të tjera për të rindërtuar çdo episod të mundshëm dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Karabienerët e plagosur janë tre. Ata u sulmuan gjatë bastisjes në CGIL dhe operacionit pasues për të pastruar zyrat që ishin zënë nga demonstruesit./albeu.com