Nuk do të ketë ulje pensionesh
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski ka pohuar se nuk do të ketë zvogëlim të pensioneve. Ai thotë se është bërë vetëm korrigjim i ligjit, për mënyrën se si do të funksionojë paga bruto, janë zvogëluar kontributet nga 21.8 për qind në 18 për qind, dhe këto krijuan frikë tek qytetarët.


Sipas tij, në vitin 2013 pensionet duhet të rriten për 7 për qind, ndërsa në vitin 2015 deri në 10 për qind, raporton Alsat.
"Me ligjin e ri po bëhet vetëm korrigjimi i shkallës së zëvendësimit që aktualisht është 1.8 në 1.6. Njëkohësisht hiqet kufiri me të cilin kjo shkallë e zëvendësimit llogaritet në 810 për qind të bazës. Tani praktikisht nuk ka kufi dhe kështu sigurohet ekuilibri", deklaroi Ristovski. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2012, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori