"Nuk do ta lë Strugën", Sela rrëfehet për rikandidimin e tij
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në intervistën e dhënë për TV21 ka folur për situatën aktuale politike në vend.

“Unë përsëri nuk do e lë Strugën…Kam pasur goxha vështirësi si kryetar i Strugës, pasi përveç që është dasht të përballem me nevojat e qytetarëve, kam trashëguar një kaos financiar, në borxhe, shkollat, është dasht të përballem me stërkëmbëzat jo vetëm të VMRO-së, por edhe BDI-së e PDSH-së dhe vlerësoj se tani do të duhet dhe do ketë një situatë më të relaksuar”, ka thënë Sela.

Lidhur me deklaratën e Arben Taravarit, si kandidat për Gostivarin, i cili thotë se partia është më e rëndësishme se komuna, kreu i Aleancës, Ziadin Sela i është përgjigjur:

“Nuk kam asnjë vërejtje ndaj Taravarit. Nuk kam ndikuar që z.Taravari ta merr këtë vendim, është i gatshëm ta vendos vetveten aty ku e kërkon anëtarësia e gjerë. Gostivari meriton një kryetar komune si Taravari…”, ka thënë Sela, transmeton Aktuale.mk.

“Ne jemi të gatshëm si udhëheqës kryesor të mos fshihemi prapa titujve që kemi, ministër, deputetë, jemi të gatshëm për sfidat dhe të përgjigjemi para elektoratit tonë”, ka nënvizuar Sela. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori