Aksident në Qafën e Muzinës, tre të lënduar

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Qafa e Muzinës-Jorgucat. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët. Sipas policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bën me dije se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com